Manja slova Veća slova RSS

>

Mehmed Zenka: Ditët e Kurban Bajramit të sjellin shëndet dhe gëzim për të gjithë ata që e festojnë

Mehmed Zenka: Ditët e Kurban Bajramit të sjellin shëndet dhe gëzim për të gjithë ata që e festojnë
Datum objave: 20.08.2018 11:26 | Autor: PR služba

Ispis Štampaj stranicu


 

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shpreh urimet më të përzemërta për kreun e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.



Le që ditët e Kurban Bajramit të sjellin shëndet, lumturi dhe gëzim, ta festoni në gjirin e familjes dhe miqve. Dhurata më e madhe dhe më e bukur nga Perëndia është familja, prandaj mos e injoroni atë në këto ditë Bajrami.

Simbolika e Kurban Bajramit shifet në sakrificë dhe dhuratë, prandaj dëshiroj që besimtarët në suazat e vlerave më të mira islame me të afermit dhe komshite që të ndajnë jo vetëm tryezen e begatshme, por të dhurojne edhe të miren dhe të tregojne dashuri dhe mirkuptim për të gjithë njerzit e posacërisht për ata që kanë nevojë.



Jemi pjesë e një shoqërie  e cila përkrahë miqësinë dhe respektin ndaj feve të ndryshme, një shoqëri të cilës kurrë nuk i ka munguar humanizmi, mirëkuptimi dhe  respekti ndaj të afërve.



Prandaj, dëshiroj që të gjithë besimtarëve dhe besimtareve të fesë islame vlerat e Bajramit t’u mbushin zemrat me ngrohtësi, paqe dhe mirësi, shtëpitë ti keni të mbushura me lumturi dhe sinqertet, dhe këto të jenë nxitje për të  forcuar edhe më shumë besimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.





Dëshiroj që Kurban Bajrami të festohet me dinjitet dhe në frymën e Islamit. Të gjithë qytetarëve të besimit islam gëzuar dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit!







MINISTRI



Mehmed Zenka