Manja slova Veća slova RSS

>

Mehmed Zenka:Urimi për muajin e ardhshëm të Ramazanit

Mehmed Zenka:Urimi për muajin e ardhshëm të Ramazanit
Datum objave: 15.05.2018 14:25 | Autor: PR služba

Ispis Štampaj stranicu


Në emër të Ministrisë për të Drejtat e  Njeriut dhe të Pakicave dhe në emrin tim personal, Reisit të Malit të Zi Rifat Fejzic, zyrtarëve  të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, si dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të fesë islame, u dëshiroj një fillim të lumtur të muajit të nëntë të kalendarit Hixhri - Ramazanit.

Deshiroj që ky muaj i shenjtë të sjellë paqe, gëzim dhe forcë e cila do të forcojë familjet tuaja dhe t'ju japë përparim.

Le të jetë Ramazan i mbushur me agjërim, lutje dhe pastrim i shpirtrave tanë. Për të ndërtuar frymën e harmonisë dhe së bashku ta bëjmë shoqërinë më të mirë Ramazani është shanca më e mirë.

Solidariteti dhe dhembshuria janë shenja e muajit të Ramazanit, kurse kuptimi i agjërimit është të zvogëloj dallimet,e mos të lejoj ndarjet dhe të forcoj shpirtin e bashkjetesës.

Të gjithë besimtareve /besimtarëve të cilët agjërojnë muajin e madhërueshëm të Ramazanit uroj që ta kalojnë në atmosferë të mirkuptimit të ndërsielltë dhe në  respektimin dhe forcimin e bashkë-ekzistencën e feve dhe kulturave të ndryshme në Mal të Zi.

Ditët e ardhshme të Ramazanit le të sjellin vlera të vërteta shpirtërore dhe besim të ndërsjellë në të gjitha shtëpitë tona. Ju dëshiroj që të kaloni këtë muaj në shëndet të mirë, lumturi dhe mirëqenie.

Duke e bërë veten më të mirë dhe më të pastër, ne jemi duke ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të lumtur, më shumë i vlerësojmë vlerat  e vërteta dhe lejojmë hapësirë për një besim të fortë në njeriun dhe vlerat njerëzore.

I lutem Perëndisë që të pranoj agjërimin e të gjithë atyre që e agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

M I N I S T R I

Mehmed  Zenka