Manja slova Veća slova RSS

>

Urimi per Krishtlindje i ministrit Mehmed Zenka

Urimi per Krishtlindje i ministrit Mehmed Zenka
Datum objave: 24.12.2017 15:11 | Autor: PR služba

Ispis Štampaj stranicu



Me rastin e festës më të madhe të krishterë, të Krishtlindjeve, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dhe në emrin tim personal shprehi urimet e mia të përzemërta për Kryepeshkopin  e Tivarit, Imzot Rroku Gjonleshaj, Peshkopit  të Kotorrit, Imzot Ilija Janjiq, të gjithë klerit dhe të gjithë besimtarëve katolik, si dhe të gjithë kishave  protestante dhe të gjitha besimtarëve që e festojnë këtë festë në kalendarin Gregorian.

Dëshiroj që këtë festë të madhe të kaloni në shëndet, paqe dhe lumturi. Në frymën e tolerancës dhe respektit të ndërsjelltë, le të kujtojmë vetveten për dashurinë dhe gëzimin.

Mali i Zi njihet si një shtet multikonfesional në të cilin njerëzit respektohen, duke jetuar së bashku pa marrë parasysh dallimet fetare dhe kombëtare. Në dritën e marrëdhënieve dhe vlerësimit të mirë, kjo festë e Krishtlindjeve le të forcon lidhjen dhe mirëkuptimin midis njerëzve.

Krishtlindja përhap gëzim, sjell falje. Dëshiroj që të sjell hirin për të gjithë ata që e festojnë atë në tempuj, familje dhe midis miqve. Mesazhet e paqes, faljes, pendimit dhe dashurisë si bazë e kishës dhe fesë së krishterë, gjatë me shekuj në Mal të Zi ndikojnë në forcimin e një shoqërie tolerante dhe të përshtatshme multi-fetare, multinacionale dhe multikulturore.

Ministri

Mehmed Zenka