Manja slova Veća slova RSS

>

Urimi i minidtrit Mehmed Zenka me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Datum objave: 26.05.2017 13:02 | Autor: PR služba

Ispis Štampaj stranicu


Në emër të Ministrisë për të Drejtat e  Njeriut dhe të Pakicave dhe në emrin e tim personal, Reisit të Malit të Zi Rifat Fejzic, zyrtarëve  të Bashkësisë Islame e në Mal të Zi, si dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të fesë islame, u dëshiroj një fillim të lumtur të muajit të nëntë të kalendarit Hixhri - Ramazanit.

Muaji i Ramazanit është një kohë për të forcuar vlerat universale, pastrimin e shpirtit dhe ruajtjen e vlerave fetare, etike, kulturore dhe të tjera univerzale.Kushdo që agjëron muajin e shenjtë te Ramazanit uroj të  kuptojnë sinqerisht solidaritetin dhe kujdesjen për të afërmit njerëzore si vlera themelore të njeriut, si dhe për të ofruar ndihmë në kohën e duhur për ata që janë në nevojë.

Solidariteti dhe dhembshuria janë shenja e muajit të Ramazanit, kurse kuptimi i agjërimit është të zvogëloj dallimet, mos të lejoj ndarjet dhe të forcoj shpirtin e bashkjetesës.

Të gjithë besimtareve /besimtarëve të cilët agjërojnë muajin e madhërueshëm të Ramazanit uroj që ta kalojnë në atmosferë të mirkuptimit të ndërsielltë dhe në  respektimin dhe forcimin e bashkë-ekzistencën e feve dhe kulturave të ndryshme në Mal të Zi. Ramazani le të përmbush shpirtërat e besimtareve dhe besimtarëve me paqë , të ndriçojë mendjet dhe të largoj  të gjthë frikën dhe dyshimet .

Duke e bërë veten më të mirë dhe më të pastër, ne jemi duke ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të lumtur, më shumë  e vlerësojmë vlerat  e vërteta dhe lejojmë  hapësirë për një besim të fortë në njeriun dhe vlerat njerëzore.
I lutem Perëndisë që të pranoj agjërimin e të gjithë atyre që e agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

M I N I S T R I

Mehmed  Zenka