Manja slova Veća slova RSS

>

Urimi me rastin e Kurban Bajramit

Datum objave: 23.09.2015 17:00 | Autor: PR služba

Ispis Štampaj stranicu


Me rastin e festë së Kurban Bajramit në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe në emrin tim personal, Reisit të Bashkësise Islame në Mal të Zi,  Rifat ef. Fejziq dhe të gjithë besimtarëve te fesë Islame ju dërgoj urimet më të përzemërta. Dëshiroj që festën më të rëndësishme të fesë Islame ta festoni në frymën e paqes dhe miqesisë dhe ta kaloni me të afërmit tuaj. Ditët e madhërueshme të Haxhit dhe Bajrami le të Ju sjellin paqe, shëndet dhe fat. Kjo është mundësia që në frymën e vlerave më të mira të Islamit, të kujtojmë rendësinë e madhe të shoqerisë multikonfensionale dhe multietnike, dhe të tregojmë që vetëm ne frymën e tolerancës dhe respektit të sinqertë në Mal të Zi mund të ndertohen marrëdhëniet e mira në mes të besimtareve të feve të ndryshme. Bashkësia Islame në Mal të Zi dhe besimtarët të fesë Islame në ndërtimin e këtyre vlerave  kanë dhënë kontribut të madhe. Dëshiroj që këto ditë të madhërueshme të Kurban Bajramit  dhe festimi i tij të tregojnë vlerat universale dhe humane te Islamit.

 

 

­                                                                                                                      MINISTRI

              Dr Suad Numanoviq